Skandali, KLP miraton Rregulloren e re për marrëdhënien me median: Kur nuk i pëlqen një gazetar, i kërkon medias ku punon që ta ndërrojë

0
219

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar një rregullore të marrëdhënies me median në mbledhjen e sotme. Gazeta ka siguruar përmbajtjen e kësaj rregullore, ku kërkohet medias që të tregojë qëllimin pozitiv të lajmit për çdo kërkesë për informacion. Sipas rregullores kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk i pëlqen një gazetar mund t’i kërkojë medias ta ndërrojë. KLP ndërkohë i kërkon medias që mos të shkelë ligjin për sigurinë kombëtare apo sekretet shtetërore. Marrëdhënia me KLP-në dhe median që do t’i nënshtrohet kësaj rregulloreje që do të firmoset nga të dyja palët. Po kush janë disa nga nenet e Rregullores? “Gazetarët mund të paraqesin kërkesën e tyre edhe nëpërmjet një formulari, sipas modelit të Lidhjes 1, bashkëlidhur kësaj rregulloreje. Informacioni që duhet të plotësohet në këtë formular nga gazetari lidhet me të dhënat personale, institucionin që përfaqëson, qëllimin dhe përmbajtjen e shkurtër të problematikë. Mediat kanë të drejtë të kenë një përfaqësues të akredituar pranë Këshillit, i cili nënshkruan një deklaratë sipas të cilës angazhohet për trajtimin e informacionit të marrë nga Këshilli, në përputhje me kërkesat profesionale dhe parimet e kësaj rregulloreje. Akreditimi i mediave të huaja bëhet pas akreditimit të tyre nga Ministria e Jashtme, sipas vendimeve përkatëse të Këshillit të Ministrave. Këshilli, ka të drejtë të kërkojë nga drejtuesi përkatës i medias së akredituar zëvendësimin e një gazetari, nëse rezultojnë shkelje qartësisht të dallueshme të objektivitetit dhe profesionalizmit, si dhe për shkelje të Kushtetutës, ligjit, dhe të parimeve të kësaj rregulloreje”, thuhet në draftin e Këshillin të Lartë të Prokurorisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here