Zv. Presidenti i Partisë Socialiste Evropiane konfirmon goditjen e fortë për Ilir Metën: Nuk është më i dëshiruar në kongresin tonë, është aleat me Berishën

0
70

Partia Socialiste Evropiane konfirmon se nuk dëshiron të ketë mes të ftuarve të tyre në Kongresin që do të mbahet në Berlin me 14 dh e 15 tetor, Ilir Metën në cilësinë e liderit të Partisë së Lirisë. Pas e-mailit të publikuar dhe përpjekjes për përgënjeshtrim nga ana e PL-së që akuzoi gazetarët tanë se shpërndajnë fake news të fabrikuara nga kundërshtarët e tyre politikë, konfirmimi i vërtetësisë së lajmit dhe të dokumentit të e-mail vjen nga Giacomo Filibek, zëvendespresident i PES.

Përmes një lidhje telefonike nga Praga, ku po merr pjesë në takimin e Komunitetit politik Evropian, Filibek konfirmoi se e ka dërguar atë mail: “Nuk e kam idenë nëse adresat mail ishin të gabuara apo të sakta – sqaroi – por ju konfirmoj se Ilir Meta nuk është më i ftuar i dëshiruar në kongresin tonë si shkak i vendimit të tij për t’u bërë aleat me Sali Berishën”.

Sali Berisha, i deklaruar person “non grata” nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, duket se është futur në listën e zezë edhe të gjithë kancelarive evropianë.

”Por Ilir Meta deklaron se nuk ka pasur asnjë qëllim për të marrë pjesë në kongresin tuaj”, e pyesim.

 “Kjo nuk është e saktë, e megjithatë nuk ka asnjë rëndësi – përgjigjet – në të shkuarën ai është ftuar gjithnjë si i mirëpritur, herën e fundit në Kongresin e Lisbonës në dhjetor 2018 dhe ai ka pasur gjithnjë interes të mbajë marrëdhënie të mira me ne. Tani gjërat kanë ndryshuar dhe ai nuk është më i ftuar të marrë pjesë për shkak të pozicionit të tij të ri politik”.

Që fakti se Ilir Meta është përjashtuar nga Kongresi i ardhshëm i Partisë Socialiste Evropiane është i vërtetë e ka konfirmuar përmes një përgjigje interesimit të Report Tv edhe zëdhënësi i PES, Robin Murphy. Murphy konfirmoi ekskluzivisht se Meta nuk është i mirëpritur në Kongresin e tyre që do të zhvillohet javën e ardhshme, edhe për shkak të të deklaratave publike mbështetëse të fundit të z. Meta ndaj kampeve populiste e nacionaliste në Evropë. Madje në përgjigje Partia Socialiste Evropian, duke cituar Zëvendëssekretari e Përgjithshëm të PES, Giacomo Filibeck thotë se nuk mund të ketë vend atje për liderët që u dëshirojnë sukses forcave të ekstremit të djathtë, anti-evropiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here