Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për Lefter Kokën dhe tre zyrtarëve të tjerë të arrestuar për aferën e inceneratorëve

0
94

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë të 4 zyrtarëve të arrestuar për inceneratorin e Fierit. Në këtë mënyrë anëtarët e gjykatës së lartë nuk kanë pranuar rekursin e Lefter Kokës, Arenc Myrtezanit, dhe Pëllumb Abeshi, të cilët do vijojnë të qëndrojnë në burg të paktën deri në përfundim të hetimve.

Anëtarët e gjykatës së Lartë vendosën mospranim të relursit edhe për Etleva Kondin, për të cilën do vijojë masa e arrestit shtëpiak. Kujtojmë se mëngjesit e 29 marsit të këtij viti me urdhër te SPAK u ekzekutuan 9 urdhëra arresti për aferën e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here