Kokalari nuk përmbahet, sulmon Berishën dhe akuzon Çim Pekën

0
64

Për gati një vit rresht, ka qenë kolona e Foltoreve të Sali Berishës dhe gjithmonë në krah të tij. Në mënyrë intensive nga SHBA e nga këtu në Shqipëri, ajo i ka shërbyer me zell dhe pasion “të tërbuar” kauzës së Berishës edhe nëpër mediet shqiptare, por veçanërisht te Syri. Tv ku ka qenë si në shtëpinë e saj. Por papritur diçka është thyer dhe gjërat duket se po kthehen me shpejtësi, në kahun e kundërt. Nuk dihet ende ekzaktësisht se “çfarë e ka gjetur” aktivisten politike të njohur Evi Kokalari, por ajo kohët e fundit ka ashpërsuar sulmet dhe denoncimet kundër “Rithemelimit” dhe kokave të kësaj lëvizje, madje duke mos falur më as Sali Berishën. Me gjasa lufta e re e Kokalarit është ashtu siç thotë ajo vetë, thjesht parimore, por këtë do ta tregojë koha. Gjithsesi pas një shënimi të fortë për debatin e nisur brenda, Partisë Demokratike të Rithemelimit, për sa i përket pozicionimi të kësaj force si qendër e djathtë apo konservatore, Kokalari së fundmi ka sulmuar fortë drejtuesin e medies “Syri” Çim Peka dhe madje, edhe vetë Sali Berishën. Duke ju drejtuar ishmikut të saj Peka, ajo shfaqet e pakënaqur që media “Syri” nuk i ka botuar shënimin për debatin në fjalë brenda Rithemelimit, ku mes të tjerave kritikonte edhe Sali Berishën. Por nga kritika Kokalari ka shkuar edhe më tej, duke e akuzuar “Syrin” dhe Pekën si të “shitur”, siç janë-sipas saj- të gjitha mediet në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here