Në lidhje me mbylljen e shkollave të “Turgut Ozal” kanë reaguar përfaqësuesit e shkollave dhe kopshteve, ku tregojnë se çështjen do e ndjekin në rrugë ligjore.
Përfaqësuesit e kopshtit: Të rishikohet vendimi. Do ndjekim rrugën ligjore. Inspektimet rutinë janë bërë. Kërkojmë një plan nga ministria. Që në vitin 2004 kemi kryer mësim në ambiente moderne, pasi kopshti ynë është me standarte moderne. Ministria e Arsimit nuk ka respektuar ligjin. Do të mbeten 253 fëmijë pa kopësht. Duhet që të rishikohet vendimi. Nuk ka asnjë miratim nga ligji, Kopështi është i licensuar që në vitin 1998.
Çfarë ka ndodhur me shkollat e Turgut Ozal:
Katër ditë më parë kopshti jopublik “Zübeyde Han?m”, i cili është pjesë e shkollave Turgut Ozal me anë të një njoftimi shpërndarë prindërve njoftonte se me kërkesë të Ministrisë së Arsimit ky kopësht do të mbyllej. Ndërkohë me anë të një VKM-je (Vendim i Këshillit të Ministrave) është vendosur dhe mbyllja e Institucionit Arsimot “Mehmet Akif Ersoy”. Deri më tani nuk kemi ende asnjë deklaratë nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në lidhje me këto vendime të qeverisë.
Ditën e djeshme, qeveria shqiptare mori vendimin të mbyllë veprimtarinë e institucionin arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”. Në VKM theksohet se ky institucion ka për detyrë të pajisë çdo nxënës me dokumentet e nevojshme për transferimin e nxënësve në një tjetër shkollë, të pagujë detyrimet e transferimit dhe tu kthejë paratë që kanë paguar për vitin shkollor. Në VKM shtohet gjithashtu se godina duhet t’i kthehet shtetit shqiptar.