Korrupsioni me 28 mln euro në tenderin e uniformave të Policisë, Apeli jep vendimin për ish-drejtoreshën dhe zyrtarët e tjerë të Ministrisë së Brendshme

0
103

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin në lidhje me 9 personat e akuzuar për tenderin 28 milionë euro të uniformave të Policisë së Shtetit.

Mes të akuzuarve është edhe ish drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme Edlira Naqellari, për të cilën më herët GJKKO i caktoi masën e sigurisë arrest me burg.

Zyrtarët e ministrisë së Brendshme janë dënuar për shkeljen e barazisë në tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.

NJOFTIMI

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e përbërë nga gjyqtarët Igerta Hysi (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Nertina Kosova (anëtare), sot më datë 21.09.2022 shpalli vendimin  lidhur me çështjen nr. 37, datë 30.03.2022 regjistrimi, me objekt “ankim ndaj vendimit nr. 93, datë 30.12.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, në ngarkim të të pandehurve E.N., F.Ç., A.B., A.O., A.M., K.H., K.B., F.D., M.B., të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të K.Penal, dhe vendosi:– Lënien në fuqi të vendimit nr. 93, datë 30.12.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me ndryshimin vetëm sa i përket kohës së provës në këtë mënyrë:

– Të pandehurit A.B., A.O., G.M., vihen në provë për një periudhë kohe të barabartë me dyfishin e pjesës së mbetur pavuajtur të dënimit me burgim”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here