VIDEO/ Skandal në Tiranë, ja sa lehtësisht shitet droga brenda ambienteve të shkollës: 500 lekë për cigaren e hashashit

0
28

12 shtatori shënoi nisjen e vitit të ri shkollor në vend, por në shkollën “Ramazan Jarani” në Allias në Tiranë  duket se  me nisjen e tij  ka filluar dhe një aktivitet i paligjshëm, ai shitjes së lëndëve narkotike mes të rinjve, të cilët shfrytëzojnë  pikërisht këto ambiente.

Në videon e publikuar, tregohet se si shitet hashashi brenda hapësirës së shkollës.

Persona të  infiltruar për  500 lekë morën cigaret e hashashit në shkollën “Ramazan Jarani” dhe dorëzuan paratë.

Shitësi: Sa do, o shok?

Qytetari: Po një, sa dua?!

Shitësi: Një, një!

Qytetari: Sa është?

Shitësi: Të pyes më lali, se s’vjen kush me më njeh mu.

Qytetari: Sa është?

Shitësi: Me pesë!

Qytetari: Me 5 mijë lekë. Dale, se të dhashë shtatë! Është një çikë i thatë, apo i njomë?

Shitësi: Shihe vetë, ti e pi barin!

Qytetari: Mirë është! Thank you…!

Shitësi: Të ruajt Zoti!

Qytetari: Ciao!/Klan

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj