Nancy Pelosi nuk do tja dijë, mbërrin në Tajvan pavarësisht kërcënimeve të Kinës për kundërpërgjigje

0
209

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, raportohet se ka mbërritur në Tajvan, duke u bërë zyrtarja më e lartë e SHBA-ve që e ka vizituar ishullin në 25 vitet e fundit.

Gjatë ditëve të fundit, vizita e mundshme e Pelosit, ka shkaktuar shumë tension mes Kinës dhe SHBA-ve dhe autoritetet kineze kanë paralajmëruar se do të përgjigjen në rast se vizita do të kryhet.

Presidenti kinez Xi Jinping paralajmëroi kundër ndërhyrjes në punët e Pekinit me ishullin, në një telefonatë javën e kaluar me presidentin amerikan, Joe Biden.

Pelosi ka mbështetjen e Presidentit Biden për këtë vizitë.

Pekini ka paralajmëruar se do të përgjigjet ndaj një vizite të tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here