“Meta po mbrohet nga analistë që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit”, Ilir Demalia nxjerr prapaskenat dhe plas deklaratën e fortë: Luftë e ndyrë politike!

0
170

Analisti i njohur Ilir Demalia komentoi dje situatën politike pas publikimit të shkresës që Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit, i ka dërguar parlamentit ku bëhet e ditur se emri i ish presidentit Ilir Meta se ka qenë spiun i ish Sigurimit të Shtetit.

Demalia thotë se Meta po mbrohet nga analistë të cilët kanë qenë dhe ata bashkëpunëtorë të sigurimit

“Ilir Meta nuk ka nevojë të justifikohet. Mund të bëjë atë veprim që e ka të drejtën sic do qytetar. Të shkojë tek Autoriteti i Dosjeve të kërkojë e të marrë dosjen e tij për të vërtetuar nëse ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit apo dosje ndjekeje. Këtë mund ta bëjë Ilir Meta dhe nuk ka pse të përdorë analistë të cilët edhe ata kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit. Këtu është një tallava e madhe. Problemi është që Rama po e përdor në këtë luftë të ndyrë politike bandash në Shqipëri. Sepse Rama është në hall të madh dhe vetëm me skandalin e incineratorëve shteti duhej të kishte rënë por nuk bie sepse ka përballë Ilir Metën dhe Sali Berishën. Jemi në një rreth vicioz prej 30 vitesh. Shoqëria shqiptare ka dështuar. Institucionet e shtetit kanë rënë.”, u shpreh Demalia.

Ku gaboi Autoriteti i dosjeve?

“Nuk duhej të nxirrte shkresën në këtë mënyrë. Duhej të vërtetonte dhe kishte gjithë dokumentacionin dhe më pas të dilte. Është apo nuk është e vërtetë nuk mund ta them akoma sepse përsa i përket moshës në dosjen time unë kam dy bashkëpunëtore të sigurimit të shtetit që kanë 17 vjeçe. Komisioni Mezini dhe Bezhani janë përdorur nga politika dhe unë nuk jam dakord që thonin që e ka marrë çertifikimin ky dhe nuk mund ta marrë më. Dosjet pasurohen, del një dokument i ri dhe sigurisht që duhet të japësh llogari nëse je në majat më të larta të shtetit.

Po pse na habit kjo, ndërkohë që Gramoz Ruçi për 30 vite qëndroi në krye të politikës dhe arriti të bëhej kryetar i Kuvendit që ka qenë bashkëpunëtor dhe ministër I fundit I Brendshëm. Kjo është e qartë që pluralizmi shqiptar është ndërtuar mbi një sistem njerëzish të korruptuar prandaj jemi në këtë luftë të ndyrë politike nga të gjitha krahët për të mbajtur pushtetet e tyre ekonomike dhe politike që kanë vendosur në mënyra mafioze. Këto nuk janë parti politike por parti mafioze familjare. Familja Berisha, familja Meta, familja Rama”, tha Demalia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here