Nënvarianti Ba5 i Omicron në qarkullim edhe në Shqipëri, Silva Bino tregon çfarë pritet në ditët në vijim: Piku i infektimeve do jetë…

0
164

Tashmë nuk ka më asnjë dyshim. Nënvarianti Ba5 i Omicron është në qarkullim edhe në vendin tonë. Silva Bino konfirmon se të gjitha të dhënat epidemiologjike flasin për praninë e këtij mutacioni, edhe pse ende nuk kanë mbërritur përgjigjet nga laboratorët e referencës.

Aktualisht, jemi vetëm në fillimin e valës nga nënvarianti Ba5. Bino thotë se piku i infektimeve pritet të arrihet në muajin gusht.

Shefja për sëmundjet infektive në ISHP rekomandon qytetarët që të kryejnë vaksinën anti-Covid para vjeshtës. Silva Bino ka sqaruar opinionin publik për sigurinë e vaksinave pas akuzave të kryetarit demokrat se ato po përdoren të skaduara: “Data e përdorimit të vaksinës është shtyrë me 3 muaj, 6 muaj dhe 9 muaj, sipas loteve të vaksinave, sipas zbatimit të Agjencisë Europiane të Barnave”.
Sipas të dhënave të deritanishme, nënvarianti Ba5 i Omicron ka shenja më të lehta se mutacionet e tjera, por nuk mungojnë rastet e rënda dhe humbjet e jetës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here