Kryetari i PD-së Shkodër akuza ndaj Bardh Spahisë: Ka larguar demokratët e vërtetë për të plotësuar orekset e ‘Shtëpisë së Lirisë’

0
145

Kryetari i PD-së në Shkodër, Xhevdet Amuli ka hedhur këtë fundjavë akuza ndaj kryetarit të Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, i zgjedhur nga ‘Rithemelimi’. Sipas tij, Spahia është duke larguar nga pozicione pune demokratët e vërtetë për qëllime politike e inate personale. Madje Amuli vijon shkrimin e tij në Facebook, duke i bërë thirrje kryetarit aktual që të ndalojë fushatën e shkarkimeve nga puna e demokratëve të cilët kanë kontribuar ndër vite në ato pozicione pune. Ky largim sipas tij, vjen në vazhdën e shkarkimeve të demokratëve dhe profesionistëve, për të plotësuar orekset dhe premtimet elektorale të Koalicionit Shtëpia e Lirisë. “Kryetari i Bashkisë Shkodër,Bardh Spahia nuk po ndalet në sulmet kundër demokratëve të vërtetë. Së fundmi ka shkarkuar nga detyra si drejtues i Qendrës së Zhvillimit një prej aktivistëve dhe kontributorëve të Partisë Demokratike ndër vite,Fatmir Vojvoda. Fatmir Vojvoda vjen nga një familje e persekutuar nga ish-regjimi komunist dhe gjatë detyrës së tij është shquar për korrektesë me stafin e kësaj qëndre dhe profesionalizëm në shërbim të këtij komuniteti me problematika në planin mendor dhe fizik. Ky largim vjen në vazhdën e shkarkimeve të demokratëve dhe profesionistëve, pa asnjë motivacion,por për qëllime politike dhe për të plotësuar orekset dhe premtimet elektorale të Koalicionit Shtëpia e Lirisë. Që prej fillimit të mandatit Bardh Spahia ka larguar disa demokratë dhe drejtues të bashkisë Shkodër vetëm me qëllime politike dhe inate personale. Partia Demokratike,dega Shkodër i bën thirrje Kryetarit aktual Bardh Spahia që të ndalojë fushatën e shkarkimeve dhe largimeve nga puna të demokratëve të ndershëm të cilët kanë kontribuar ndër vite për fitoren e PD-së në qytetin e Shkodrës. Politika e ndjekur nga Rithemelimi, Foltorja me këto largime, nuk do asesi bashkimin  e demokratëve të ndershëm,por realizimin e politikave dhe objektivave personale të drejtuesve të këtij grupimi politik”, shkruan Amuli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here