Braçe nuk i ndahet Frida Krifcës: Ikni nga kafet dhe hajde shesim shalqinin, po kalbet në arë

0
155

Ish-zv/kryeministri Erion Braçe duket se nuk ndalet me sulmet ndaj ministres së Bujqësisë, Frida Krifca. Në një video që ka shpërndarë në profilin e tij në Instagram, Braçe i kërkon ministres që të shkojë në terren, jo për të bërë filma dhe “PR” të bukur për veten, por për të parë gjendjen e prodhimit të shalqinit. “Lërini kafenetë e kafetë në Tiranë; Lërini zyrat me kondicioner që ua paguajnë edhe bujqit; Ejani në fusha e ndihmoni, zgjidhni të shesin shalqinin! Situata në Cermë të Sipërme, Sektor, Proshkë, Pasha, Shkumbin, Shenepremte, në anën tjetër, në Halilaj, Bubullime, Eskaj, Gjonas, Imshte, Kallm i Vogël e Kallm i madh; Është dramatike! Nuk bëhet fjalë për çmimin, tani bëhet fjale për prodhimin mbetur në fushe e nën temperatura 39-40 grade, ka vetëm 6 ditë jetë; më tej zverdhet e kalbet! Ejani atje e merruni me lojën! Cilën lojë? Atë të blerjes më të lire këtu-10 lekë e poshtë, nxjerrjes në Maqedoni e Kosovë dhe prej aty në gjithë Evropën por me çmim 3-3 herë e gjysmë më të lartë! Është padrejtësi! Është turp”, shkruan Braçe. Ky reagim vjen pasi vetë Braçe ka qenë i pranishëm në një protestë me fermerët e fshatit Çermë e Poshtme në Lushnje, të cilët thonë se kanë arritur që të sheshin vetëm 100 hektarë shalqiri, si pasojë e çmimit të ulët të shumicës. Për këtë fajtorë bëjnë pikat e grumbullimit, sipas së cilëve e kanë fiksuar çmimin me 12 lekë/kg, duke kërkuar që të jetë 18 lekë për kg. Zgjidhja, sipas Braçes, është krijimi i kooperativave, ose ndryshe magazinave publike me menaxhim shtetëror.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here