“Kujdes me burrin tim ti se s’kam…”/ Degradon situata LIVE në fjalor banal në emisionin mes dy motrave, shokohet Ardit Gjebrea: T’i nxjerr zorrët, intrigante, shtrigë, morracake! Ke fjetur në…

0
23

Konflikti mes dy motrave për 2400 metra katrorë tokë që babai i tyre e ka ndarë për 8 fëmijë, ka degraduar në përdorimin e fjalorit banal në “Shihemi në gjyq”. Vasilika dhe Kristina nuk kanë dokumente dhe mendojnë se i kanë përjashtuar dy vëllezërit e mëdhenj, tashmë të pajetë. Ky debat banal ka shokuar edhe drejtuesin e emisionit, Ardit Gjebrea dhe juristen Eni Çobani.

Secili anëtar i familjes do të marrë drejtësisht pjesën e tij dhe do këqyret çfarëdo tjetërsimi që mund të jetë kryer. Kristina dhe Vasilika nuk pranojnë as t’i japin dorën njëra-tjetrës, por vendosin edhe një hendek tjetër mes tyre.

DEBATI

Vasilika: Ti duhet të mendosh atë që ne jemi rritur me morra në kokë, more vesh? Dhe kemi fjetur në baltë. Nëna ty të la 2 vjeçe e gjysmë, mua 3 vjeçe. Duhet të bësh jo me hile.

Kristina: Unë e di kush po më shfrytëzon.

Vasilika: Ai burrë m’i ka hapur krahët mua dhe vjehrra ime. Ti je hilacake.

Kristina: Kujt i thua hilacake ti?

Mustafa: Këto i kanë bërë komplet gjërat të fshehta.

Kristina: Po ti çfarë do këtu more UFO i Rrilës?

Vasilika: Është burri im ai, kam 50 vjet me atë unë!

Kristina: Ti shko nga ke ardhur!

Vasilika: Atë s’ke punë ta përzësh se të kap për flokësh!

Kristina: Ti s’ke pse më kap mua!

Vasilika: Atë s’ke punë se e kam autorizuar unë. Ti morracake! Edhe unë morracake!

Kristina: S’ka gjë se unë kam qenë morracake dhe ti ke qenë.

Vasilika: Unë të kap t’i nxjerr zorrët!

Kristina: Të kesh turp!

Vasilika: Qelbësirë! Kemi fjetur në bajga!

Kristina: Shko kërko llogari te ato që po e shfrytëzojnë!

Vasilika: Ti do më japësh llogari se mua më përzënë!

***

Vasilika: Ti ke ngrënë ato dreka e darka! Ti je intrigante! Ti je shtrigë! Motrës tënde t’ia bësh këtë! Një gocë që kam unë, shyqyr e kam parë me sy.

Kristina: Ti mos thuaj ke ngrënë e ke pirë me ato se unë kam iku që në ‘93-in. Mirë?
Vasilika: Ti ke ikur… ti i bën të gjitha. S’kam pasur nevojë për ju. Ajo i ka bërë të gjitha. Ato i thoshin “hajde firmos”, shkonte firmoste kjo, “ta futa” i tha ai, e shkonte hante darkë. E kam parë me sytë e mi. Sa të vdes unë edhe vajzës do i them me ty mos të flasë më.

Kristina: Ne pa folur kemi qenë, por meqenëse kemi hyrë këtu…

Vasilika: Ajo u tremb se e kam sjellë unë te zonja Eni, kam ardhur nga Milano kastile. Ajo u tremb.

***

Mustafa: Pse janë bërë grup? E kanë përjashtuar vetëm këtë nga lista!

Kristina: Çfarë? Ulu ti UFO, s’ke punë fare të flasësh ti. Ty nuk dua të të shoh fare.
Vasilika: Kujdes me burrin tim ti se s’kam 5 vjet me atë, kam 50 vjet.

Kristina: Ti nuk duhet të flasësh.

Vasilika: Të fus një kështu…

Kristina: Ti duhet të shohësh Rrilën.

Vasilika: Kjo shkonte hante e pinte me to, unë isha leckamane, nuk më donin mua këto. Ja si më bëri burri mua. Kemi 20 vjet në Itali shyqyr Zotit.

Kristina: Unë me ty e atë i kam mbyllur. Unë flas me zonjën Eni meqenëse më ka sjellë këtu.

Vasilika: Pusho llafazane!

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj