Google search engine
Home Aktualitet Tronditet Fushë-Kruja! Plagoset emri i lakuar në botën e krimit. Policia del...

Tronditet Fushë-Kruja! Plagoset emri i lakuar në botën e krimit. Policia del me reagim zyrtar dhe jep informacion të hollësishëm: Ja në ç’gjendje ndodhet

0
236

Është plagosur me armë zjarri në Fushë Krujë anëtari i bandës së Niklës, Marklen Haka.

Në  hyrje të Niklës, është plagosur me armë zjarri ne fytyrë, (nofull)  në rrethana ende te paqarta,  anëtari i bandës së Niklës, Marklen Haka,  i cili ndodhet ne spitalin e Trumes jashtë rrezikut për jetën.

Marigleni ka qenë duke lëvizur me makinë dhe dyshohet se është qëlluar me pistoletë ne nofull nga një person ende i paidentifikuar i cili lëvizte në këmbë.

Njoftimi i policisë

Krujë/Informacion paraprak

Në Nikël, Krujë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi M. H., i cili është transportuar për në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore dhe për momentin ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e kapjen e autorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here