Google search engine
Home Politike Përçarjet e forta brenda PD-së/ Evi Kokalari hodhi akuza të rënda për...

Përçarjet e forta brenda PD-së/ Evi Kokalari hodhi akuza të rënda për Belind Këlliçin, Berisha reagon për herë të parë mbi lobingjet në PD dhe jep mesazhin e fortë

0
215

Lidhur me akuzat për lobing në zgjedhjen e strukturave drejtuese të PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se janë të pashmangshme sepse ndodhin në çdo proces zgjedhjesh.

Ai theksoi se pavarësisht se nuk i do, lobingjet nuk i ndalon dot duke bërë thirrje që për zgjedhjen e nënkryetarëve dhe sekretarëve në PD të votohet në mënyrë të pandikuar.

Kujtojmë se pas zgjedhjeve të 22 majit, ish-anëtarja e ‘Rithemelimit’ Evi Kokalari hodhi akuza ndaj Belind Këlliçit duke thënë se vendin në Kryesi e ka fituar përmes manipulimit të votave dhe lobingjeve.

Berisha: Asnjë proces nuk është i paracaktuar. Në çdo proces zgjedhor lobimi është problem dhe kuptohet si kryetar partie është proces shumë i papëlqyeshëm por kudo që kam parë votime në PD kam parë dhe lobime.

Kjo është e vërteta! Nuk ka patur proces më transparent se zgjedhja e kryesisë dhe po kaq do jetë dhe zgjedhja e nënkryetarëve dhe sekretarëve. Garantoj transparencë të plotë, lobimin nuk e dua dhe pse do doja ta ndaloja. Bëj thirrje që secili të votojë i pandikuar dhe në përputhje me vullnetin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here