Google search engine
Home Aktualitet “Je një mashtrues ordiner”, plas keq sherri në seancën gjyqësore të Ardian...

“Je një mashtrues ordiner”, plas keq sherri në seancën gjyqësore të Ardian Çapjas. Dëshmitari i drejtësisë Ervis Bardhi ‘hap thesin’ dhe i nxjerr zbuluar: Ju më ofruat lekë prandaj vrava babë e bir

0
192

Gjatë seancës së Ardian Çapjas të zhvilluar këtë të mërkurë ka pasur tensione dhe debat. Dëshmitari i drejtësisë, Ervis Bardhi vazhdon rrëfimet për vrasjen Nezir e Gentian Beqirit.

Përpara gjykatës ai ka treguar se ka pasur tre takime me Florenc dhe Ardian Çapjen. Ardiani me tha të shkoja atje lart tek Gentjan Beqiri e ai të vritet. E pranova ta vrisja me Olsi Lekun vetëm për lekët. S’kisha asnjë konflikt me Beqirin.

Gjatë dëshmisë së tij ka ndërhyrë dhe Ardian Çapja, ku ështe shprehur se Bardhi është mashtrues ordiner, dhe se gënjen vazhdimisht.

Ardian Çapja u arrestua më 29 mars në Elbasan, ndërsa nipi i tij, Florenc Çapja është ende në kërkim nga Policia. Xhaxha e nip, akuzohen për vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait të tij Nezirit në 2012. Policia ka rënë në gjurmët e tyre falë dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Ervis Bardhi, i cili mes të tjerash, ka thënë se Ardian Çapja i kishte ofruar 50 mijë euro për vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait të tij Nezirit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here