“Janë të lidhur me grupe kriminale”/ Këngëtari i njohur plas ‘bombën’, zbulon shifrat marramendëse të artistëve: Për një koncert marrin…

0
189

Shumë prej këngëtarëve në estradën shqiptare kanë një pasuri marramendëse. Kjo për shkak se realizojnë koncerte të shumta si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë.

E duke parë jetesën e tyre të shtrenjtë me makina luksoze, veshje të markave më të shtrenjta apo me makinat më të fundit, ka njerëz që dyshojnë se e gjithë kjo pasuri vjen vetëm nga koncertet që organizojnë në vende të ndryshme.

E pikërisht kjo temë është diskutuar së fundmi në emisionin “Pressing”, ku i ftuar ishte edhe këngëtari Besnik Canolli, i njohur ndryshe me emrin e artit 2po2.

Disa prej të ftuarve ishin të mendimit se fitimet që artistët marrin nëpër koncerte nuk janë të gjenerueshme dhe arsyeja pse kanë kaq shumë pasuri është se ata janë të lidhur me grupe kriminale dhe se në Kosovë nuk ka aq shumë pasuri.

Por një gjë të tillë këngëtari e hodhi poshtë duke u shprehur se ka artistë që marrin nga 15 deri në 20 mijë euro për një koncert duke i bërë kështu që të kenë mundësinë e të pasurit një jetë luksoze.

Pjesë nga biseda:

Analisti: Një numër i caktuar janë të lidhur shumë me grupe kriminale. Shikoni luksin e tyre. Këngëtarët thonë se kanë koncerte. Gënjejnë. Nuk ka pasuri aq në Kosovë sa të kenë atë pasuri.

Shikoni pasurinë e tyre. Shikoni udhëtimet e tyre. Janë të lidhura ngushtë me grupe kriminale. Një pjesë e këtyre shërbejnë si logjistikë e grupeve kriminale.

Ajo pasuri të cilën ata e shfaqin nuk ka gjasa të gjenerohet prej atij aktiviteti komercial. Nuk ka teori. Nuk ka gjasa.

2po2: Ndoshta profesori nuk është në dijeni për fitimet e reperëve. Disa i marrin nga 15 deri në 20 mijë euro për një koncert”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here