“Patëm një bisedë shumë të mirë”/ Telefonatë me Putinin, Vuçiç zbulon marrëveshjen për të cilën ranë dakord

0
30

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç bëri të ditur sot se ka rënë dakord me homologun e tij rus, Vladimir Putin, për një marrëveshje të favorshme për importin e gazit nga Rusia.

“Unë dhe Putin patëm një bisedë shumë të mirë. Biseduam për disa tema të ndryshme. Gjëja më e rëndësishme për ne janë marrëdhëniet tona dypalëshe dhe kemi prekur disa gjëra. Për ne çështja më e rëndësishme është skadimi i marrëveshjes së gazit pas dhjetë vjetësh më 31 maj. “Ajo që mund të them është se ne kemi rënë dakord për elementët kryesorë që janë shumë të favorshëm për Serbinë”, shpjegoi Vuçiç.

Sipas presidentit serb, është rënë dakord për një kontratë 3-vjeçare me furnizime të pandërprera gazi, çmimi i të cilit për Serbinë do të jetë 10 deri në 12 herë më i ulët se kudo tjetër në Evropë. Presidenti tha se në këtë mënyrë shteti siguroi një dimër të ngrohtë për qytetarët e tij, raporton Tanjug.

“Ne mbetemi me formulën 100% të naftës, e cila varet nga çmimi aktual i naftës dhe sido që të jetë, le të themi në periudhën e dimrit, do të jetë më e favorshme e mundshme për ne”, tha presidenti.

Vuçiç dhe lideri rus kanë biseduar sot në telefon dhe për situatën në Ukrainë dhe zhvillimin e ngjarjeve rreth Kosovës, njoftoi Kremlini por pa dhënë detaje.

“Është zhvilluar një bisedë telefonike mes Presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Është rënë dakord, ndër të tjera, që Rusia të vazhdojë furnizimet e pandërprera të gazit natyror në Serbi”,– thuhet në deklaratë.

Vuçiç më herët ka deklaruar se beson se Serbia do të marrë një çmim të drejtë për gazin nga partnerët e saj rusë.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj