U tradhtua nga bashkëpunëtori dhe ra në kurthin e Talo Çelës, Nuredin Dumani ishte drejt vdekjes, zbulohet lëvizja që i shpëtoi jetën

0
220

Janë zbardhur detaje ekskluzive nga hetimet e SPAK lidhur me arrestimin e Nuredin Dumanit dhe ngjarjeve kriminale që fshihen pas emrit të tij. Mësohet se Nuredin Dumani ka telefonuar vetë policinë dhe u ka treguar vendndodhjen e tij në Fier, pasi ishte plagosur rëndë si dhe kishte dyshime të forta se e kishte tradhtuar miku dhe bashkëpunëtori i tij, Henrik Hoxha.

Burime nga të dhënat hetimore të SPAK, rezulton se Henrik Hoxhaj të ketë nxjerrë Nuredin Duamanin në pritë. Nga të dhënat rezulton se Henrik Hoxhaj është kontaktuar nga anëtarë të grupit kriminal të Talo Çelës, për të nxjerrë në pritë Nuredin Dumanin në Papër të Elbasanit.

I pyetur në SPAK për ngjarjen e 29 marsit ku Nuredin Dumani, mbeti i plagosur, Henrik Hoxhaj ka ngritur alibinë se bashkë me Dumanin kishin shkuar në Elbasan për të vrarë biznesmenin Elton Kila. Dumani fillimisht ka kontaktuar Henrik Hoxhajn për të vrarë Elton Kilan (Otin e Elbasanit), por duke qenë se Henriku nuk po e gjente “porosinë” Nuredini ka ardhur vetë nga Kosova.

Të njëjtat burime, bëjnë të ditur se Henrik Hoxhaj ka dhënë koordinatat e sakta të Nuredin Dumanit tek atentatorët, të cilët dyshohet se u porositën nga Talo Çela për të vrarë Dumanin. Lidhur me atentatin Nuredin Dumani, është shprehur se i kanë qëlluar tre persona me maska të cilët lëviznin me një makinë “Benz” me targat e vjetëra të Elbasanit. Njëri prej personave me maska, dyshohet të ketë qenë shtetasi Fatos Gosa.

Nga atentati Nuredin Dumani mori një plumb në kurriz duke u plagosur rëndë. Ai ka telefonuar Henrik Hoxhajn duke i thënë se është plagosur. Më pas Henrik Hoxhaj ka shkuar tek vendi ku u plagos Dumani dhe më pas janë transferuar në Fier në banesën ku edhe u kapën nga policia. Dumani i plagosur pasi ka marrë mjekime paraprake ka ngritur dyshime tek miku dhe bashkëpunëtori i tij Henrik Hoxhaj, pasi sipas tij vetëm ai kishte dijeni për vendndodhjen. Dumani ka ngritur dyshime se u tradhtua nga Henrik Hoxhaj dhe këto dyshime i ka kthyer në bindje. Në bashkëpunim me të dashurën e tij nga Kosova, Nuredin Dumani duke qenë edhe në gjendje të rëndë shëndetësore, rezulton që e ka telefonuar vetë policinë duke treguar vendndodhjen dhe duke mundësuar arrestimin e tij por edhe të mikut që dyshohet se e tradhtoj, Henrik Hoxhaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here