Google search engine
Home Aktualitet PARALAJMËRIM? Tritol në lokalin e oficerit të policisë në Shkodër, dalin pamjet...

PARALAJMËRIM? Tritol në lokalin e oficerit të policisë në Shkodër, dalin pamjet të veshur me fustan dhe me flokë të gjata, autorët i djegin edhe furgonin

0
318

Shpërthimi me tritol tronditi mbrëmë sërish Shkodrën. Efektivit Ndrek Rrasa, iu vendos lëndë plasëse në lokalin e tij, në Grudë të Re.

Nga pamjet e siguruara shihet se autori ka përdorur një mënyrë mjaft të pazakontë për t’u mos u identifikuar. Ai është maskuar si grua, i veshur me fustan, ndërsa në koka mban një paruke me flokë të gjata.

PARALAJMËRIM? Tritol në lokalin e oficerit të policisë

Në pak sekonda ai i vendos tritolin lokalit të efektivit, ndërsa i vendos flakën edhe furgonit të tij të parkuar para biznesit.

Sakaq, policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

PARALAJMËRIM? Tritol në lokalin e oficerit të policisë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here