“100 mijë € për ta eliminuar”,Ervis Martinaj porositi Dumanin për vrasjen e…

0
396

Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore e SPAK, në lidhje me krimet ku është përfshirë, Nuredin Dumani.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se duke iu referuar dosjes hetimore, rezulton se Ervis Martinaj ka porositur vrasjen e Endrit Dokles.

Dokle, rezulton i dënuar për veprat penale “Krijim i organizatës kriminale”, “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të organizatës kriminale.

Ndonëse ai i ka dhënë një shumë prej 100 mijë eurosh Dumanit për ta ekzekutuar, ky i fundit nuk ka pranuar që të eliminojë Doklen.

Një tjetër detaj tronditës që del në dosjen hetimore është edhe se Florenc Çapja ka porositur vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdinit.

Një tjetër krim që i është kërkuar të kryhet nga Dumani është dhe porosia që ka bërë Suel Cela, i cili i ka kërkuar që të vrasë një biznesmen. Ndërkohë, vrasjen e Emiljano Ramazanit e dyshohet se e ka kryer Skerdi Tasi, ndërsa shofer ditën kur ndodhi ngjarja ishte Henrik Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here