Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi komentoi mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Shqip’ edhe lajmin e gazetës austriake që shkruante se Ilir Meta kishte lobuar me 700.000 dollarë për të qenë pjesë në inagurimin e Donald Trump si president. Ai tha se mesa duket Meta e ka problemin me numrin 7, referuar videos së famshme të 7%.
Në videon 12 minutëshe dëshmohej pazari prej 700 mijë eurosh ose 7% mes Ilir Metës dhe Dritan Priftit. Kjo shumë ryshfeti merrej në këmbim të koncesioneve dhe licencave për një hidrocentral. Përgjimi ishte bërë nga ish-ministri Dritan Prifti në zyrën e këtij të fundit.
“Meta ka problem të tjera shumë më të mëdha. Është kjo shifra 7 që sikur e gjuan një çikë Ilir Metën. Mbase dhe nga kjo është. Ndoshta ja kanë parë hajrin këtij lobimit në Amerikë, megjithëse e vështirë më duket shumë. Meta është duke ikur, kjo është e vërteta.”, tha Klosi.









































