Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është goditur sot me shpullë nga një militante e PD-së!
Ervin Salianji është një nga zërat kritik ndaj Lulzim Bashës dhe ka kërkuar dorëheqjen e tij.
Ndërkohë që sot gjatë mbledhjes së Grupit të Partisë Demokratike, Salianji mësohet se është goditur nga militantja, e identifikuar si Drita Lamaj.
Nuk dihet ende si ka ndodhur ngjarja, por burimet bëjnë me dije se kryetari i D-së, Lulzim Basha ka ndërhyrë për t’i ndarë.








































