Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev ka shprehur gatishmërinë për të mirëpritur në vendin e tij një takim të mundshëm ndërmjet Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin.
“Të dyja palët po e kuptojnë se lufta nuk është zgjidhja. Rusia mund ta fitojë këtë konflikt ushtarakisht, por nuk mund të fitojë paqen. Paqja nuk arrihet me agresion”, tha presidenti bullgar.






































