Google search engine
Home Bota Vladimir Putinit i del situata nga kontrolli, basnikët e tij e nxjerrin...

Vladimir Putinit i del situata nga kontrolli, basnikët e tij e nxjerrin blof/ Nis me spastrimet pasi merr goditjen e fuqishme: Arrestohet kreu i shërbimeve sekrete ruse

0
302

Në orët e fundit Vladimir Putin ka hapur negociatat, duke mos përjashtuar as një tryezë me Volodymyr Zelensky. Megjithatë, forcat e armatosura ruse janë gati të rrethojnë kryeqytetin Kiev: Në çdo moment mund të fillojë faza më e përgjakshme e luftës së vazhdueshme në Ukrainë.

Udhëzimet e Putinit mund të lexohen gjithashtu si pjesë e vështirësive në menaxhimin e frontit të brendshëm: Burime të ndryshme ruse pohojnë se as besnikët dhe analistët e FSB-së nuk ishin në dijeni të planeve të tij pushtuese.

Sipas Andrei Soldatov, një gazetar investigativ rus dhe ekspert në shërbimet e sigurisë, Putini është “me të vërtetë i pakënaqur me FSB” në lidhje me operacionin “special” ushtarak që po zhvillohet në Ukrainë.

“Sergei Beseda, kreu i shërbimit, dhe zëvendësi i tij Bolukh janë vendosur në arrest shtëpiak,” tha Soldatov, duke cituar burimet e tij të brendshme.

Me pak fjalë, klima rreth Putinit nuk është më e mira dhe jo në favorin e tij. “Ai fshehu dërgimin e trupave nga të gjithë,” i shkroi një agjent i FSB Vladimir Osechin-it të OJQ-së kundër korrupsionit Gulagu.net.

“Është hakmarrje e fshehtësisë – shtoi ai – pasi askush nga ne nuk ishte informuar, si mund të kishim bërë llogaritë për atë që nuk na ishte thënë?”.

Një arrestim shumë i rëndë ka ndodhur që tregon se situata e brendshme e Vladimir Putinit është më e vështirë se ajo që duket. Ndoshta, momenti në të cilin do të ketë një përpjekje për të përmbysur Carin po afrohet.

Përveç problemeve me Shërbimin Federal të Sigurisë së Rusisë, lideri i Kremlinit duket se duhet të merret edhe me besnikët: të paktën një e katërta e zyrtarëve do të dëshironin të jepnin dorëheqjen në shenjë proteste, por nuk munden sepse do të akuzoheshin për tradhti dhe do përfundonin në burg.

Në Rusi, thuhet se shumë pak njerëz ishin në dijeni të planeve të Putinit: Këta janë Ministri i Mbrojtjes Serghej Shoigu, Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura Valerij Gerasimov dhe drejtuesit e kundërzbulimit.

Pritet një grusht shteti? Vladimir Putinit i del situata nga kontrolli,

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here