Saimir Tahiri përfundoi prapa hekurave. Ish-ministri i Brendshëm erdhi në sallën e gjyqit të Apelit të GJKKO në këmbë si në dhjetëra seancat e kaluara por këtë herë nuk u kthye me makinën e tij në shtëpi por me pranga në duar përfundoi në burgun ‘313’ në Tiranë. Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë një deklaratë shumë të fortë. Ai tha se edhe pse ish-ministri ka shumë prova, Tahiri më shumë se sa të rrëfejë të vërtetën e asaj çfarë di, duhet të mendojë t’u mbijetojë qelive të burgut, ku ndodhet 24 orë në 24, nën kontrollin e ATYRE atje lartë. Më tej Hoxha shtoi se Tahiri do bëjë 40 muaj burg.
Replikat:
Qytetari: Sa i kane ngel me bo atij vlla? Se m’duket se po bohet shume zhurme per çfare?
Artan Hoxha: Plot 40 muaj, rri i qete ata te rruges Elbasanit po merren personalisht me kete pune…
Qytetari: Artan Hoxha jo shoku e ke gabim. Ky direkt futet ne pun magazinier tek 313 e para . Dhe ketu perfiton ulje denimi.. E dyta perfiton 3 muaj cdo vit… Sipas mendimit tim dhe llogaritjes time tek 2 vjetshi. Pastaj kemi dhe amisti…festave 9 torit si thoni ju.. Po me e forta eshte se Saja do filloj te vuaj dhe nga zemra tani…dhe normale do ket letsira…. Qoft fjala jote tek the po merren ata te rruges Elbasanit… Aty kam besim…se kjo juri u ka dal baba.ketyre peshqve te medhej
Artan Hoxha: Politikanet edhe nese futen ne burg per 24 ore marrin fund, sepse po qendruan me vite te tera na vjedhin serish pasi paguhen me taksat tona. Politikani goditet duke i sekuestruar pronat dhe parate, ky eshte denimi i vertete per ata…