“Taksa Samir Mane” për blerjet online/ Ekspertët zbulojnë se sa po i dëmton shqiptarët

0
65

Pasditen e sotme në Zona Zero në Top News, u diskutua për “taksën Samir Mane”, taksën e blerjeve online që favorizon biznesmenin Samir Mane.

Eksperti i Ekonomisë, Endrit Yzeiraj, tha se tani shqiptarëve i duhet paguajnë përveç se çmimin final, edhe taksën për këtë çmim.

“Megjithëse ka një larmi faqesh ku shqiptarët blejnë, çmimet janë që kanë paguar të gjitha taksat, tvsh, zhdoganim. Pra ne blinim çmimin final, ndërsa tani taksohemi mbi çmimin final. Paguajmë një taksë zhdoganimi, për një produkt që është paguar njëherë zhdoganim.

Nuk kishte një barazim të kushteve ndërmjet sajteve online dhe dyqaneve lokale, por është taksë që paguhet mbi një bazë më të lartë. Kjo po i shqetëson shqiptarët.

Nuk është barazuar tregu. Ky është problemi bazë. Çfarë mund të bëjë qeveria shqiptare për këtë problem? A mund t’i heqim këto taksa? A duhet të favorizojmë biznesin online apo biznesin fizik? Këto janë pyetje që duhen shtruar. Barrierat tregtare dëmtojnë ekonominë.

Argumenti që jepet në publik është se nuk mund të hapim tregtinë në mënyrë të tillë pasi duhet të mbrojmë prodhuesin. Por ne nuk flasim për humbësin që në këtë mes jemi ne. Se kështu neve si konsumatorë na mohohen produktet më të mira e më të lira,” tha Yzeiraj.

Si ndërhyri Samir Mane për të tarifuar blerjet online

Biznesmeni Samir Mane është njohur e akuzuar se ka qëndruar pas disa nismave dhe vendimeve të qeverisë e parlamentit për të favorizuar bizneset e tij të shumta.

Disa prej tyre kanë dështuar për shkak të reagimit publik, të tjera janë miratuar dhe janë sot ende në fuqi, siç është TVSH për blerjet online. Blerjet online janë një nga lehtësitë që kanë përfituar njerëzit me zhvillimin e teknologjisë.

Shqipëria renditet e fundit ndër vendet anëtare dhe kandidate të BE-së në këtë fushë.

Pse? Falë Samir Manes, Shqipëria është i vetmi vend në rajon që aplikon Taksë mbi Vlerën e Shtuar në nivelin e 20 për qind për blerjet online mbi 22 euro dhe si të mos mjaftonte kjo, çdo mall i blerë online taksohet edhe nga një tarifë doganore që varion nga origina e mallit.


PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj