Google search engine
Home Aktualitet ‘Çmendet’ moti, mësoni si parashikohet të jetë sot koha në gjithë vendin...

‘Çmendet’ moti, mësoni si parashikohet të jetë sot koha në gjithë vendin dhe çfarë pritet të ndodhë gjatë mbrëmjes

0
286

Kjo e dielë do të vijoj të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak njofton se deri në orët e pasdites moti parashikohet kryesisht i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e mesatar në formë shtrëngatash.

Duke nisur nga orët e mbrëmjes, përgjatë vijës bregdetare dhe kryesisht zonën e jugut reshjet fillojnë intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut me intensitet mesatar.

Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore parashikohet edhe erë intensive me drejtim verilindje – juglindje dhe shpejtësi deri në 15-18m/s, erë e cila mund të jetë problematike në disa zona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here