Google search engine
Home Lifestyle Arjola Demiri rrëfen tradhtinë nga ish-bashkëshorti i saj: E kam falur për...

Arjola Demiri rrëfen tradhtinë nga ish-bashkëshorti i saj: E kam falur për 6 vite

0
367

Prova javore ka vijuar për dyshen e banorëve të ”Big Brother Vip”, Ilir dhe Arjola.

Radhën për të rrëfyer diçka e ka pikërisht Arjola, së cilës ju desh të ndante për Ilirin dhe publikun tradhtinë nga ish-partneri i saj.

Ajo tha se e kishte mësuar këtë gjë nga një mikesha e saj por vetëm pas disa kohësh mundi ta besonte vërtet.

‘’ Nuk mund ta besoja që personi që po më lutej mua të mos e tradhtoja, më tradhton vetë’’,- tha ajo.

Më tej aktorja tregoi se e kishte falur këtë veprim për 6 vite por gjërat sa vinin dhe përkeqësoheshin.

‘’Në fillim mendova se ishte mërzitur për faktin se fëmija i parë na doli vajzë dhe për këtë arsye tentova edhe dy shtatzënitë e tjera. Por ishte e kotë’’,- shtoi ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here