Një minë me peshë 300 kilogramë është kapur nga peshkatarët. Mësohet se ka qenë trata e peshkarexhës që ka ngecur tek mina.
Pasi e kanë pikasur peshkatarët e kanë marrë në barkë dhe e kanë nxjerrë në breg.
Konkretisht mina e Luftës së Dytë Botërore është gjetur në vendin e quajtur Kepi i Qefalit, rreth 2 milje larg.











































