Google search engine
Home Aktualitet Kundërshtojnë mbajtjen në Korçë të koncertit të Goran Bregoviç, Tifozët Kuq e...

Kundërshtojnë mbajtjen në Korçë të koncertit të Goran Bregoviç, Tifozët Kuq e Zi sulmojnë institucionin e bashkisë së këtij qyteti dhe paralajmërojnë surpriza: Nuk ndalemi në aksionin tonë!

0
250

Tifozët Kuq e Zi kanë nisur aksionin kundër mbajtjes së koncertit të këngëtarit serb Goran Bregoviçit në qytetin e Korçës.

Ata kanë sulmuar duke hedhur bojë të kuqe në objektin e Bashkisë së Korçës, duke paralajmëruar njëherësh se ky është edhe aksioni i parë dhe nuk do të ndalen.

“Sot, kemi ndërmarrë një aksion simbolik para zyrave të Bashkisë Korçë. Ky ishte edhe një paralajmërim për organizatorët e festivalit të birrës që të tërheqin ftesën për Goran Bregovicin. Ne nuk do ndalemi deri në arritjen e qëllimit”, thuhet në reagimin e tyre në Facebook.

Ky grupim i ka kërkuar bashkisë së Korçës që të anulojnë koncertin ku pritet të këndojë Goran Bregoviç.

Kundërshtojnë mbajtjen në Korçë të koncertit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here