Google search engine
Home Politike “Një diplomat injorant më kërcënoi te dera ashensorit”, shpërthen keq gazetari i...

“Një diplomat injorant më kërcënoi te dera ashensorit”, shpërthen keq gazetari i njohur, i bën thirrje Ambasadës shqiptare në Athinë: Hapni kamerat e sigurisë

0
256

Gazetari Shpëtim Zinxhiria ka denoncuar kërcënimet që ka marrë brenda ambienteve të Ambasadës shqiptare në Athinë.

Zinxhiria shkruan se në Facebook se është kërcënuar te ashensori brenda ambasadës, teksa ishte i shoqeruar nga një punonjëse.

Shpëtim Zinxhiria i bën thirrje Ambasadës të shohë kërcënimin duke hapur videot nga kamerat e sigurisë, ndërkohë ai shton se do të bëjë kallzim penal kundër diplomatit.

Reagimi i Shpëtim Zinxhirisë:

Ky është injoranti diplomat Aleks Jase që më kërcënoi me jetë brenda ne ambientet e ambasades…!

U tha se ishte shkarkuar nga MPJSH për paaftësi këtu e një vit por ishte një genjeshtër…

Nejse…

Sot pata një kërcënim nga ky injorant që nuk i ngjan aspak një diplomati kariere por një injoranti ose më mire sjellje prej rrugaçi.

Ngjarja e turpit ka ndodhur sot rreth ores 13.45 në ambientin e ambasadës sonë në Athinë.

Tek po bëhesha gati te merrja ashensorin shoqeruar nga nje punonjese për të shkuar në një takim i thirur nga një konsull për një problem lidhur me burgjet ne Greqi u ndesha përball me këtë njeri. Në fillim u largua por me pas u afrua duke me kercënuar.

Kercenimet vazhduan aq sa detyruan punonjesen e ambasadës që të largonte diplomat Aleksin nga dera e ashensorit.

Por më e mira është që ambasada shqiptare nëse ka vullnet të shohë këtë kercënim ka videon nga kamera e sigurisë brenda ambienteve si dhe deshmimtar punonjesen e sherbimi.

I premtoj këtij diplomati se do ti bej kallxim penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here