E PAPRITUR/ Virusi i COVID-19 doli nga një laborator në Wuhan? Pekini arrin marrëveshje me SHBA

0
17

TGcom24 ka bërë të publik lajmin se SHBA dhe Kina kanë arritur një marrëveshje, në bazë të së cilës Kina do të pranojë publikisht fajin për rrjedhjen e virusit Sars COV2 nga laboratori në Wuhan.

Media italiane ka bërë publike edhe pamje të marrëveshjes paraprake midis SHBA dhe Kinës, marrëveshje e cila ende ruhet e fshehtë.  Lajmi se Kina është e gatshme të pranojë fajin ka ardhur pas hetimeve dhe studimeve të shumta, të cilët kanë arritur në përfundimin se virusi SARS-Cov-2 , ka rrjedhur nga laboratori në Ëuhan.

SHBA, nga ana e saj, është e gatshme të pranojë deklaratat kineze, sipas të cilave Pekini ka mësuar së fundmi se virusi ka rrjedhur nga laboratori, pasi shkencëtarët e kishin mbajtur të fshehtë të vërtetën. Madje Pekini zyrtar ka njoftuar se ata do të të ndiqen penalisht, pasi kanë parandaluar Kinën që të informojë menjëherë Shtetet e Bashkuara dhe botën për kërcënimin e rëndë.

Burimet e medias italiane bëjnë të ditur se mes superfuqive botërore është rënë dakord edhe për një strategji të daljes nga pandemia.

Vetëm disa ditë më parë, drejtori i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus kishte vënë në dyshim raportin e bërë publik nga ekipi i tij I cili hodhi poshtë idenë e daljes së virusit nga laboratori

“Ne kemi nevojë për një mision të ri në Kinë , për të vazhduar kërkimet mbi origjinën e koronavirusit, madje edhe në laboratorë, kishte një shtytje të parakohshme për të përjashtuar teorinë e se virusi kishte dalë nga laboratori Ëuhan “, tha shefi i OBSH-së. Tedros madje i kishte bërë thirrje Pekinit: “Në fillim të pandemisë , ju nuk na I dhatë të gjitha të dhënat. Ne kërkojmë që Kina të jetë më e hapur, transparente dhe bashkëpunuese”.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj