Google search engine
Home Aktualitet Kalaja e Prezës, Margariti: Shpresojmë që brenda një periudhe të shkurtër të...

Kalaja e Prezës, Margariti: Shpresojmë që brenda një periudhe të shkurtër të presë vizitorë

0
370

Kalaja e Prezës është një nga monumentet e kulturës që u dëmtua nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019. Në kala po punohet për restaurimin. Ministrja e Kulturës Elva Margariti inspektoi punimet restauruese në këtë kala. Në një status të saj në Facebook, ministrja e Kulturës shkruante të martën se inspektimi u bë për të ndjekur nga afër punimet. “Sot ishim në kalanë e Prezës, një nga monumentet më të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit 2019, për të parë nga afër punimet restauruese. Falë mbështetjes financiare të Fondit të Princit Claus, Suedi dhe Fondit të Ambasadorit për Trashëgiminë Kulturore, SHBA ka nisur puna për ringritjen e Kullës së Sahatit, të Kullës rrethore dhe restaurimin e mureve fortifikuese”, shprehet Margariti. Në inspektimin që bëri në kalanë e Prezës, ministrja Margariti u takua me specialistët në projekt. Ajo shprehet se shpresa është që brenda një periudhe të shkurtër kalaja të presë vizitorët. “Gjatë bisedës me inxhinierët dhe specialistët që po zbatojnë projektin e ngritjes dhe restaurimit të objektit, u evidentuan një mori vështirësish që kanë dalë gjatë këtij procesi, por ne shpresojmë që brenda një periudhe të shkurtër, kalaja e Prezës të jetë gati të presë vizitorë, të cilët mund të shijojnë qetësinë dhe pamjen e mrekullueshme që ofrohet nga lartësia e kalasë. Ky projekt është zhvilluar dhe po zbatohet nga CHwB Albania dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore”, shkruan Margariti. Kalaja e Prezës është ndërtuar mbi një shkëmb. Ana lindore e kalasë është e mbrojtur nga vetë terreni, kurse ana perëndimore përbën një territor të sheshtë, prandaj dhe fortifikimi është përqendruar pikërisht në këtë pjesë e cila përforcohet nëpër qoshe me katër kulla që kanë planimetri rrethore. Kalaja ka planimetri katërkëndore me brinjë 80 x 50 metra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here