Google search engine
Home Politike “Do të mbahem mend, se kam punuar shumë”/ Nuk do të jetë...

“Do të mbahem mend, se kam punuar shumë”/ Nuk do të jetë më pjesë e Kuvendit, deputetja e ‘kërpëratave’ i lë pa fjalë gazetarët me përgjigjet e saja: Ç’ju duhet juve?!

0
220

Deputetja e opozitës parlamentare, Majlinda Halilaj, sot ishte për herë të fundit në Kuvend, pasi nuk do të jetë e pranishme në legjislaturën e ardhshme.

Teksa mbahet mend nga të gjithë si deputetja e ‘kërpëratave’, dhe për gafat e saja të shumta në Kuvend, Halili është pyetur nga gazetarët nëse i vinte keq që nuk do të ishte më deputete në Parlament.

Ndërkohë në lidhje me ligjin më të rëndësishëm që ajo ka votuar në Kuvend është përgjigjur me arrogancë, “ç’ju duhet juve”.

Biseda:

Ju vjen keq që nuk do jeni më në Parlament?

Jo nuk më vjen keq.

E keni përmbushur misionin tuaj?

E kemi përmbushur.

Për çfarë do mbaheni mend?

Besoj se kam punuar shumë

Kush është ligji më i rëndësishëm që keni votuar

Ç’ju duhet juve?

Një tjetër arsye pse fjalimi i deputetes Halili u bë viral, ku ajo fliste për “Korporatën e Investimeve” dhe e lexoi me gabime, ishte se ai fjalim rezultoi i vjedhur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here