Republika Çeke është goditur nga një stuhi me breshëri dhe nga një tornado, që ka lënë dhjetëra njerëz të plagosur por edhe viktima, informojnë autoritete vendase çeke.
“Vlerësojmë se numri i personave të plagosur është 100 deri 150”, tha zëdhënësi çek i shpëtimit Michaela Bothova.
Ekipet shpëtuese kanë thënë se ka viktima, por deri më tani nuk mund të konfirmohet se sa viktima janë shënuar, raporton DW.








































