“Kujdes, babëzia është vrastare”/ Paralajmërimi i fortë i ish-ministrit socialist, lëshon thirrjen urgjente: Pasojat janë të rënda, një fund tragjik për…

0
237

Ish ministri, Arben Malaj, ka reaguar në lidhje me sipërmarrësin e programeve anti-virus, John McAfee që është gjetur i vdekur në një qeli në një burg të Barcelonës. John McAfee akuzohej zyrtarisht nga SHBA edhe për mashtrimin e investitorëve të investonin në kriptomonedha.

Në lidhje me këtë lajm, ka bërë një postim edhe Malaj, ku në rrjetin social bën edhe një paralajmërim të fortë për shqiptarët, ndërsa shkruan se “kush gënjen investitorët të investojnë në kriptomonedha/Bitcoin duke mashtruar për fitime marramendëse – mund të ketë pasoja të rënda jo vetëm ligjore.”

Malaj i drejton një mesazh edhe Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, për të cilin thotë se duhet të identifikojë dhe parandalojë risqet që trondisin tregjet financiare nga spekulatorët.

Sipas Malajt AMF mund të kërkojë asistencë nga SEC, për bazën ligjore mbi të cilën ata e kanë akuzuar McAfee për mashtrim të investitorëve nëpërmjet këshillave të tij të shtrenjta për investim në Bitcoin.

“Kujdes kush gënjen investitorët të investojnë në kriptomonedha/Bitcoin duke mashtruar për fitime marramendëse – mund të ketë pasoja të rënda jo vetëm ligjore. John McAfee akuzohej zyrtarisht nga SHBA edhe për mashtrimin e investitorëve të investonin në kriptomonedha. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare në vendin tonë ka detyrë ligjore të mbikqyrë fondet e investimeve financiare me larmi formash të sofistikuara por AMF duhet të identifikojë dhe parandalojë risqet që trondisin tregjet financiare nga spekulatorët.

AMF mund të kërkojë asistencë nga SEC, për bazën ligjore mbi të cilën ata e kanë akuzuar McAfee për mashtrim të investitorëve nëpërmjet këshillave të tij të shtrenjta për investim në Bitcoin.

Mashtruesit në tregjet financiare kanë asistencë dhe aftësi të jashtëzakonshme të gjejnë apo krijojnë “hapësira” ligjore për të “përligjur” mashtrimet e tyre.

Vdekja e papritur e J. McAfee është një fund tragjik i një prej ikonave të programeve antivirus.

Ajo sjell trishtim të thellë për familjen, miqtë, kolegët dhe adhuruesit e tij të shumtë.

Por kjo vdekje është edhe një rast konkret se sa e rëndësishme edhe për çdo individ, biznes por edhe politikanë është edukimi dhe respektimi i etikës në biznes.

Kujdes: “Greed – babëzia është vrastare“.-shkruan Arben Malaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here