“Kam një familje të bukur”/ Artur Zheji si rrallëherë flet për divorcin e prindërve të tij: Nuk doja që edhe fëmijët e mi ta përjetonin këtë

0
590

Analisti Artur Zheji i ftuar tek emisioni  ‘Dola tek Ola’ si rrallëherë ka folur për jetën e tij private. Ai ka nja familje të bukur, është baba i dy vajzave dhe i një djali.

Zheji rrëfeu se ka një marrëdhënie shumë të mirë me fëmijët e tij. Me djalin janë më shumë si shokë. “Mundohem të jem në lartësinë e babait tim në marrëdhënie me djalin”, tha Arturi.

Analisti Zheji tregoi se kur vendosi të martohej ishte i sigurt, pasi nuk donte që fëmijët e tij të kalonin atë që ai përjetoi nga divorci i prindërve.

Ai ka qenë në klasën e pestë kur Petro Zheji dhe Besa Imami u divorcuan. “Jeta e tyre ka qenë shumë interesante, kanë patur 10 vjet dashuri dhe 10 vjet martesë”, tha ai dhe shtoi se pas divorcit kanë patur thjesht një marrëdhënie formale.

Artur Zheji tregoi se bashkëshortja e tij është pianiste, ndërkohë vajza e madhe ka mbaruar për shkenca politike në Torino, ndërsa vajza tjetër dhe djali janë në shkollën e mesme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here