Përloti gjithë botën pas arrestit kardiak që pësoi në mes të fushës/ Eriksen reagon për herë të parë dhe zbulon si është gjendja e tij shëndetësore

0
182

Mesfushori danez e Christian Eriksen, i cili vetëm një ditë më parë, tronditi të gjithë botën e futbollit nga incidenti që ndodhi gjatë ndeshjes me Finlandën, ka reaguar për herë të parë nga spitali.

Eriksen ia ka transmetuar fjalët e tija drejtuesit të klubit të tij, Interit, të cilët, kanë shprehur hapur shqetësimin ashtu sikurse të gjithë, për ato pak minuta dramatike, që mund të rezultonin dhe fatale.

“Eriksen na dërgoi një mesazh mbrëmë. Ai demonstron harmoninë që ekziston brenda klubit tonë”, tha CEO i Interit, Bebe Marotta, për mikrofonat e Rai.

“Menduam që e gjitha do të ishte situatë dramatike. Por falë ndërhyrjes së shokëve të ekipit të Eriksen te Danimarka, por edhe stafit mjekësor, gjendja e tij është e mirë.

Dua të falenderoj të gjithë ata që kanë treguar dashuri për Interin, sporti ka provuar që ka vlera tepër të larta, sa i përket episodeve të tilla. Eriksen tashmë është në duart e mjekëve danezë, ndërsa mjekët tanë, janë në kontakt të vazhdueshëm me ata”, përfundoi Moratta.

Sakaq, për gjendjen e Eriksen ka folur mjeku i klubit zikaltër, Piero Volpi, i cili për mediat italiane ka thënë:

“Ne kemi kaluar një kohë të keqe, jo unë, por e gjithë familja jonë Interiste. Në ditët e ardhshme ai do t’i nënshtrohet ekzaminimeve më të thelluara. E rëndësishme është që është mirë. Ai s’ka paraqitur asnjë problem më përpara, asnjë, qoftë edhe një hije dyshimi që të kuptohet që ka pasur problem”.

Kujtojmë që ditën e djeshme, të gjithë futbollistët zikaltër, i shprehën mbështetjen mikut të tij Chris. I pari që e bëri këtë, ishte Romelu Lukaku, i cili, golin e parë që shënoi në këtë Evropian, ia dedikoi mesfushorit.

Në të njëjtën linjë eci edhe Hakimi, që po ashtu, golin që shënoi me kombëtaren e tij Marokun, ia dedikoi danezit.

Futbollistët e tjerë zikaltër, por jo vetëm, reaguan me anë të rrjeteve sociale, ku të gjithë, ishin të shqetësuar për shëndetin e Eriksen dhe i uronin rikthim sa më të shpejtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here