Franca merr vendimin e rëndësishëm, jep lajmin e mirë për vendin tonë

0
368

Franca ka dhënë një lajm të mirë për vendin tonë. Duke nisur nga sot, 9 qershor 2021, Franca do të lejojë hyrjen e shqiptarëve me pasaportë biometrike dhe që kanë bërë një nga vaksinat Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, si dhe janë të pajisur me test PCR.

Franca e konsideron Shqipërinë në listën e vendeve me ngjyrë portokalli, domethënë me rrezik të ulët infektimi.

“Për ata që nuk janë vaksinuar, masat kufizuese vazhdojnë të mbeten në fuqi. Qytetarët e pavaksinuar, duhet të udhëtojnë vetëm për arsye esenciale (për të shkuar të bashkëshorti/bashkëshortja, apo prindërit të udhëtojnë tek fëmijët me leje qëndrimi në Francë, e studentët për motive studimi”, thuhet në njoftimin e aeroportit të Rinasit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here