Këshilli i Lartë i Prokurorisë me anë të një njoftimi zyrtar bën me dije se miratohen 2 kandidatura që i përmbushin kriteret për t’u bërë pjesë e Gjykatës së Posaçme.
- Vatrat e para të gripit të shpendëve në Shqipëri/ A rrezikohemi? Silva Bino jep informacione mbi H5N8. Ja simptomat. Në tre vatrat ka filluar hetimi epidemiologjik
- Zbardhen të gjithë emrat e deputetëve që janë në krah të Ilir Metës, ju kush votoi kundër raportit të komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit
- Eskorda e Ramës zbarkon në Kuvend pasi deputetët me shumicë dërrmuese miratuan raportin, vjen një tjetër lëvizje urgjente për të shkarkuar Ilir Metën
Zbardhet njoftimi zyrtar:
Më datë 19.05.2021, në faqen zyrtare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë u shpall thirrja për fillimin e procedurave për plotësimin e 2 (dy) nga 5 (pesë) pozicionet e shtuara së fundmi në Prokurorinë e Posaçme, për të gjithë prokurorët që plotësojnë kriteret ligjore për këtë pozicion.
Në mbyllje të afatit, me datë 03.06.2021, mbas verifikimit, aplikuan vetëm 2 (dy) kandidatë për 2 (dy) vende vakante, z. Adnand Xholi dhe znj. Dorina Bejko.
Pas verifikimit nga Komisioni i Posaçëm, kandidatët të cilët plotësojnë kushtet ligjore, sipas rendit alfabetik, janë z. Adnand Xholi dhe znj. Dorina Bejko. Këshilli vendosi unanimisht miratimin e listës me dy emrat e sipërpërmendur që plotësojnë kriteret paraprake për kandidim si Prokurorë pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).