Me tri mina me telekomandë në makinë/Do i shisnin për 2500-300 euro copën, arrestohen disa persona

0
212

Tre persona, me origjinë nga Dibra por banues në Sukth të Durrësit janë arrestuar nga policia pasi u kapën me tri mina me telekomandë.

Në pranga kanë rënë shtetasit Ilir Alliu, 47 vjeç, Edmond Bardhi 37 vjeç dhe Bledar Çakalli 31 vjeç. Kapja e tyre u bë në vendin e quajtur “Muzeu”, në lagjen nr. 9 në Durrës.

“Këta shtetas u kapën duke udhëtuar me një automjet tip “Volvo” me drejtues shtetasin I. A.  dhe pasagjerë shtetasit B. Ç. dhe E. B. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet nga shërbimet e Policisë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale tri mina të montuara dhe të lidhura me telefon” njoftoi policia.

Nga hetimet paraprake rezultoi se  këta shtetas do të shisnin disa mina me telekomandë në qytetin e Durrësit, kundrejt shumës 2500-3000 euro copa. 

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here