Ndryshime në qeveri, lirohet nga detyra zv.ministri i Infrastrukturës

0
237

Mësohet se është liruar nga detyra zv.ministri i Infrastrukturës Hantin Bonati.

Hantin Bonati ishte emëruar në këtë detyrë në tetor të vitit 2017 ndërsa nuk dihet se cili do të jetë zëvëndësuesi i tij.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

vendosi:

Z. Hantin Bonati, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here