“Ka pasur presione harbute të Donald Lu”, Nano nxjerr prapaskenat e forta

0
224

Analisti Mustafa Nano u shpreh se numri 140 i deputetëve që votuan në favor të reformës në drejtësi nuk flet në favor të idesë që ka pasur bashkëpunim.

Sipas tij prezenca 100% e deputetëve për të votuar në favor të reformës ka pasur presione nga ambasadori amerikan i asaj kohe Donald Lu. Kjo siç u shpreh Nano, i ka bërë keq reformës pasi maxhoranca i ka vënë “një vulë të vetën”.

“Mendoj që numri 140 i deputetëve që votuan në favor të reformës në drejtësi nuk flet në favor të idesë që ka pasur bashkëpunim. Ne e dimë se si është bërë e mundur prezenca e 100% e deputetëve, ka pasur presione harbute të ambasadorit Donald Lu. U publikua edhe një mesazh i tij që u kanosej atyre, ishte presioni amerikan që i bëri 140 bashkë. Më pas sa herë do vinte nevoja do vinte një mundim i njëjtë i ambasadorit amerikan dhe askush nuk kishte garanci nëse do të ishte i frytshëm. Kjo i ka bërë keq reformës se maxhoranca i ka vënë një vulë të vetën. Nga ana tjetër ka pasur shumë vonesa të nxjerra nga Berisha apo Meta të cilët kanë qenë armiq të kësaj reforme. Edhe kur diskutimin e çojmë në binarë të ligjshëmërisë sërish është një reformë antikushtetuese sepse ka përjashtuar një numër gjyqtarësh dhe në fund do rezultojë në përjashtimin e gjyqtarëve. Refoma është antikushtetuese sepse gjyqtarët e kanë pasur të blinduar postin e tyre ashtu siç e kanë pasur një numër gjyqtarësh të tjerë. Megjithatë kjo reformë u bë sepse nevoja për ta bërë këtë ishte më dramatike se sa meraku për ligjshmërinë apo paligjshmërinë e saj”, tha Nano në MCN TV.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here