Google search engine
Home Bota Bota drejt “blindimit”/ Në 2020 shpenzime rekord për ushtrinë, ja 10 vendet...

Bota drejt “blindimit”/ Në 2020 shpenzime rekord për ushtrinë, ja 10 vendet që harxhuan më shumë

0
228

Pandemia nuk e ndaloi botën që të armatosej edhe për 2020-ën, përkundrazi, nëse në pjesën më të madhe të sektorëve të ekonomisë buxhetet u shkurtuan, te ushtria të gjitha vendet më të mëdha të globet e lëshuan dorën.

Në 2020, sipas institutit SIPRI në të gjithë botën u shpenzuan rreth 2 mijë miliardë dollarë për armatime, shifra më e lartë që prej vitit 1988, kur nuk ishte shembur ende blloku komunist.

SHBA kryeson listën e vendeve me më shumë shpenzime me 778 miliardë dollarë, ndjekur nga Kina që ka shpenzuar rreth 252 miliardë, India me 73 mld dhe Rusia me 61.7 mld.

Shpenzimet ushtarake i rritën edhe Britania e Madhe, Gjermania, Japonia dhe Koreja e Jugut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here