Google search engine
Home Aktualitet Ngjarje e rëndë/ Dhunohet mjeku brenda spitalit, arrestohet 32-vjeçari në Fier

Ngjarje e rëndë/ Dhunohet mjeku brenda spitalit, arrestohet 32-vjeçari në Fier

0
269

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Fier pasi goditi mjekun në krye të detyrës. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në pavionin e patologjisë në spitalin rajonal të Fierit.

Shtetasi A. K, ushtroi dhunë fizike ndaj mjekut E.H, 38 vjeç teksa tashmë materialet i kanë kaluar Prokurorisë që do e hetojë për ”goditje për shkak të detyrës.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Fier

Goditi mjekun për shkak të detyrës, vihet në pranga 32-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 32 vjeç, banues në Fier, pasi në Spitalin Rajonal Fier, në pavionin e patologjisë, ka ushtruar dhunë fizike gjatë ushtrimit të detyrës, ndaj mjekut shtetasit E. H., 38 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here