Google search engine

    Disa ditë më parë Rama lëshoi paralajmërim, nis aksioni në vendin tonë/ Arrestohet kryeinspektori dhe punonjësi i Bashkisë. Shpallen në kërkim dy zyrtarë të tjerë

    0
    264

    Arrestohen dy inspektorë të IKMT dhe dy të tjerë shpallen në kërkim. Sipas burimeve policore bëhet e dije se shtetasit në fjalë shpërdoruan detyrën duke lejuar ndërtimet e paligjshme.

    Policia e Himarës ka bërë ndalimin e shtetasve R. H., 35 vjeç, banues në Himarë, me detyrë kryeinspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë; si dhe shtetasin E. Z., 30 vjeç, banues në Himarë, me detyrë inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë.

    Të dy këta persona kanë marrë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për lejimin e ndërtimit të paligjshëm.

    Gjithashtu bëhet me dije se janë shpallur në kërkim shtetasit: M. N., 36 vjeç banues në Sarandë dhe Dh. B., 53 vjeç, banues në Himarë, të dy me detyrë inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë.

    Ky aksion i policisë vjen pas apelit të kryeministrit Rama për moslejimin e abuzimeve me ndërtimet e paligjshme në bregdet.

    Njoftimi i plotë i policisë: Himarë

    Shpërdoruan detyrën duke lejuar ndërtimin e paligjshëm të disa objekteve, vihen në pranga 2 shtetas, 2 të tjerë shpallen në kërkim. 

    Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, pas një pune intensive hetimore disajavore, në bazë të vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, bëri ndalimin e shtetasve: R. H., 35 vjeç, banues në Himarë, me detyrë kryeinspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë; E. Z., 30 vjeç, banues në Himarë, me detyrë inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë.

    Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve: M. N., 36 vjeç banues në Sarandë dhe Dh. B., 53 vjeç, banues në Himarë, të dy me detyrë inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë.

    Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka urdhëruar ndalimin e këtyre shtetasve, në bazë të vendimeve të Gjykatës, pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, duke lejuar ndërtimin e paligjshëm të disa objekteve në territorin e Bashkisë Himarë.

    Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here