Qytetarët e Tiranës janë bërë dëshmitarë të një shpërthimi të fuqishëm pak minuta më parë, i cili tronditi edhe godinat.
Por policia ndërkohë pas raportimeve të shumta nga qytetarët thotë se nuk ka shpërthim.
Zhurma të cilin qytetarë thonë se i ngjan atij të një shpërthimi të madh, mund të jetë e lidhur dhe me stërvitjen ushtarake “defender 21” që po zhvillohet në vendin tonë.
Një qytetar ka bërë të ditur se ka dëgjuar një tronditje në zonën e Shkozës, aty ku dhe jeton. Ai shkruan se shpërthimi ngjason me atë të Gërdecit e se madje ishte kanë lëvizur dyert dhe dritaret.
“Pershendetje, jetoj ne Shkoze dhe sapo te degjuam nje tronditje te madhe si ajo e Gerdecit ateher, u perplasen dyert e dritaret Se dim cfare ndodhi po ishte shume e forte”, u shpreh qytetari për mediat.








































