Google search engine
Home Politike DASH i jep lajmin e keq Sali Berishës, Baton Haxhiu befason me...

DASH i jep lajmin e keq Sali Berishës, Baton Haxhiu befason me deklaratën: Nuk do dëshiroja që Doktori të përjetonte këtë fund tragjik

0
256

Analisti i njohur Baton Haxhiu thotë se “nuk do ta dëshironte këtë fund” për ish-kryeministrin Sali Berisha, pas vendimit të DASH për ta shpallur non-grata.

Në emisionin “Shock” në EuroNeës Albania, Haxhiu tha se “dënimi i DASH për fundin politik të Berishës” është edhe lajm i keq për Shqipërinë.

Haxhiu, i cili shpesh ka qenë në qendër të sulmeve dhe akuzave tepër të ashpra nga Berisha, tha se ndjehet i keqardhur që në deklaratën e Departamentit të Shtetit, është përfshirë edhe familja e Berishës.

Pjesë nga deklarata e Haxhiut:

Është lajm i keq për një ish-president, ish-kryeministër, lajm i keq për Shqipërinë. Nuk do kisha dëshirë që doktori ta përjetonte fundin e tij në këtë mënyrë. Është i dëmshëm për ne shqiptarët, që DASH ta dënojë fundin politik të Berishës në këtë mënyrë.

Për herë të parë, DASH bën këto deklarata për ndalimin në hyrje për arsye të ndryshme, dhe ata kanë kodin e vetë të komunikimit me njerëz të cilët bien ndesh me politikat e DASH. Nuk pajtohem për krahasimin e Sali Berishës me Edi Ramën. Edhe po të jesh kriminel a me nuanca të jashtëzakonshme të krimit, ata e kanë zyrtarisht komunikimin me pushtetin. E keqja e kësaj deklarate është, që e ka dhënë sekretari i shtetit personalisht. Ajo që shpreh keqardhje është përzierja e familjes në këtë gjë. Nuk është moment i lehtë, fundi është i keq. Fundi është tragjik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here