Gjatë mesditës së sotme në Portin e Durrësit u sekuestruan rreth 100 mijë paund që vinin nga Anglia.
Mësohet se fugoni i mallrave, i përket një kompanie që çonte porosi nga Shqipëria drejt Anglisë tek emigrantet dhe anasjelltas.
Para pak muajsh nga policia e kufirit është bllokuar një sasi cigaresh kontrabande në Portin e Durrësit, e njëjta linjë transporti.
Policia shqiptare po bashkëpunon me atë angleze për rastin për të zbuluar se kush janë dërguesit dhe pritësit e parave. Autorët kishin krijuar disa vende të posaçme në fugon për të fshehur pakot e parave.








































